Flash News

E-TJERA

Nis operacioni i kërkimit, prej 3 ditësh turisti lituanez ka humbur kontaktet në Valbonë

Nis operacioni i kërkimit, prej 3 ditësh turisti lituanez ka humbur

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion të Kërkim-Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna.

Sipas Klankosova, bëhet fjalë për një person, turist lituanez, i cili ka dalë për të eksploruar zonën, por prej datës 5 shtator nuk është rikthyer në bujtinën ku ishte akomoduar.

Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Familjarët dhe banorët pas shqetësimit për situatën e krijuar kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi vonesa e tij dhe mos lajmërimi në telefon është jo e zakonshme.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij.

Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.

Të fundit