Flash News

E-TJERA

Një ditë pas riatdhesimit, SPAK thërret për pyetje Floresha Rashën; fëmijët nuk merren në përgjegjësi penale

Një ditë pas riatdhesimit, SPAK thërret për pyetje Floresha
Riatdhesimet nga Siria

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka thirrur për pyetje, Floresha Rashën, një ditë pas rikthimit të saj me fëmijët nga Siria.

Rasha së bashku me tre fëmijët arritën t’i shpëtonin kampit të Al-Holit falë një operacioni shpëtimi.

Floresha dhe bashkëshorti i saj, Diamant Rasha, ishin shpërngulur në Siri së bashku me fëmijët. Ata jetonin në kamp që nga 2014. Diamant Rasha mbeti i vrarë në luftë në Siri. Ndërkaq pas kthimit Floresha është thirrur sot nga SPAK, ku do të hetohet për të kuptuar se nëse është përfshirë ose jo në akte terrori gjatë 7 viteve jetesë në Al-Hol.

Pavarësisht plagëve në trup, Floresha Rasha ia doli që të transportohet në Shqipëri.

Kujtojmë se, kryeministri Rama garantoi dje se do ketë përgjegjësi penale për të gjithë të rriturit që kanë kryer krime, bazuar në ligjin shqiptar për veprën e terrorizmit. Edhe pse, sipas tij, rastet do të jenë individuale.

Nga ana tjetër ky rregull nuk vlen për fëmijët dhe të gjithë personat nën 18 vjeç që kanë qenë në kampin Al-Hol, kur kthehen në Shqipëri. 4 fëmijët e kthyer dje, 3 e mitur të Floresha Rashës dhe Endri Dumani, nuk do të përfshihen në hetime.

Të fundit