
Flash News
Mashtrim dhe pastrim parash, sekuestrohen 9 mijë metra katror tokë në Fushë Prezë
Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim vendimin për mbylljen e TikTok
Vrasja e Ermir Dedjas, arrestohen dy persona, kontrabanduan mjetin që u përdor nga autorët
Grabitën një kasafortë, arrestohen dy persona në Tiranë
Elbasan/ Falimentuan qëllimisht 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie, 3 në burg
"Një projekt jotransparent", BIRN: Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç
Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të Spaçit, të vret sytë nga suvaja dhe bardhësia e bojës së freskët, duke krijuar një kontrast të madh me godinat me tulla gri të asaj që ka mbetur nga ish-kampi i rrënuar i regjimit komunist, i cili mbrohet si monument kulture i kategorisë së dytë.
Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simbol i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.
Por një takim kortezie mes kryeministrit Edi Rama, regjisorit Namik Ajazi dhe ish-të përndjekurit Visar Zhiti në shtator të vitit 2023, vuri në lëvizje një projekt jotransparent për ndërhyrje restauruese në këtë sit, duke ngjallur zemërim dhe kundërshti nga ish-të përndjekurit politikë.
Ajazi dhe Zhiti i kanë paraqitur kryeministrit planet për të realizuar një film kushtuar këtij burgu si një homazh për vuajtjet e të burgosurve politikë dhe i kanë kërkuar atij ndihmë në realizimin e këtij projekti. Premtimi verbal i Ramës ka vënë në lëvizje Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka tenderuar në muajin prill punime me vlerë mbi 100 mijë euro që parashikojnë ndërhyrje në disa godina ekzistuese.
Regjisori Kreshnik Ajazi pranoi në një bisedë telefonike me BIRN se ndërhyrjet do të jenë në funksion të projektit të tij të filmit, edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje me institucionet shtetërore për qëllimin e këtyre ndërhyrjeve.
“Kemi një marrëveshje gojore me kryeministrin dhe ministrin e Kulturës,” tha Ajazi, ndërsa i quajti ndërhyrjet si “pjesore dhe në shërbim të projektit të qeverisë për konservimin e burgut”.
Ajazi ishte të hënën në Spaç bashkë me zyrtarë të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe pretendoi për BIRN se punimet nuk kanë cënuar orgjinalitetin e godinave.
“Ne nuk kemi studio të specializuara që të bëjnë suvatim me llaç në ngjyrë gri, por me efekte speciale në film ato do të duken siç kanë qenë origjinal,” tha Ajazi.
Shkrimtari Fatos Lubonja, i cili ka vuajtur një pjesë të dënimit të tij 17-vjeçar si i burgosur politik në Spaç, i kundërshtoi ndërhyrjet dhe theksoi se “nuk mund bëhet një restaurim nisur nga nevojat e një filmi”. Lubonja tha gjithashtu se ndërhyrjet e bëra nuk respektojnë të vërtetën.
“Ja marrim një detaj, kullës së rojës, që duket sikur ka dalë nga filmat hollivudianë, nuk i ngjan asaj të vërtetës që kanë në kujtesë ata që kanë vuajtur në këtë burg,” tha Lubonja.
Konservimi i burgut të Spaçit është një çështje e debatueshme edhe nga specialistë të ndryshëm të trashëgimisë kulturore se si mund të realizohet.
“Mendoj se duhet të ruhet, por duhet të jemi të vetëdijshëm që s’mund të kthehet siç ka qenë, sepse është shumë autentike dhe unë mendoj se ndërtesat flasin shumë më tepër në gjendjen që janë se sa të suvatohen me suvanë e 2025-ës,” tha Lubonja, ndërsa shtoi: “kjo është si të fshish historinë”.
Edhe Zenel Drangu, kryetar i shoqatës së të përndjekurve politikë të Shkodrës, një prej të burgosurve që ka vuajtur më gjatë brenda mureve të këtij burgu (1973 -1989) e sheh gjithashtu restaturimin me shqetësim dhe jo në përputhje me të vërtetën.
“Nuk mund të bëhet si një burg modern i ditëve të sotme, kur ai ka qënë një eksperiment njerëzor me ne që kemi vujtuar aty, ku e vetmja gjë që mendonim gjithë ditën ishte buka,” tha Drangu.
“Ato qeli duhet të tregojnë të vërtetën se si kemi vuajtur,” shton ai, duke paralajmëruar një reagim konkret të shoqatave të ish-të burgosurve politike për të kërkuar ndërprerjen e punimeve.
Aktivistë të trashëgimisë kulturore kanë reaguar publikisht kundër restaurimeve pas postimit në platformën Facebook të fotove që tregojnë godinat e lyera me të bardhë nga Arnen Sula, drejtor i organizatës “Tek bunkeri”.
Sula, një aktivist i ri që ka udhëhequr disa projekte me fokus ruajtjen e memories, kryesisht të realizuara në Spaç, i quan ndërhyrjet “të papërgjegjshme”.
“Ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së kaluarës dhe duke zhdukur memorien historike që ai mbart,” shkruan ai, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.
Sula i tha BIRN-it se shqetësimi i tij nuk është i veçuar dhe se shumë aktivistë e organizata të tjera po kërkojnë që punime të tilla të bëhen duke respektuar vuajtjet e ish të burgosurve dhe rrëfimet e tyre mbi burgun.
“Vetëm kështu mund të garantohet një restaurim i kujdesshëm që respekton realitetin e Spaçit siç ka qenë,” thotë ai, duke kërkuar që të mos përdoret një vend kujtese si skenë filmi.
I njohur në dokumente si reparti 303, burgu i Spaçit, shërbeu si një kamp punë të detyruar për të burgosurit politikë të regjimit komunist.
Sipas hartës së vitit 1968, të gjitha godinat ishin njëkatëshe prej pupuliti, por në vitet e mëvonshme pamja e këtij kampi ndryshon disa herë fizionominë pasi u ndërtuan fjetoret 3-katëshe dhe ndryshoi funksioni i disa prej godinave të tjera.
Projekti i publikuar nga IKTK parashikon disa ndërhyrje në godinat të mbetura ende në këmbë, ndër to dhe rindërtimin e tarracës së apelit, ku të burgosurit niseshin për në minierë për të plotësuar normën e tyre ditore për nxjerrjen e 600 kilogrameve pirit. Drejtoresha e IKTK, Joli Mitrojorgji nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
Pavarësisht rrënimit dhe mungesës së kujdesit, kampi i Spaçit është kthyer sot në një vend pelegrinazhi çdo muaj maj për ish të burgosurit politikë që kanë mbetur ende gjallë, pasardhësit e tyre dhe aktivistët e drejtave të njeriut. Reporter.al
Të fundit


Berisha nga Brukseli: Raporti i miratuar nga PE denoncoi farsën e 11 Majit
4 Qershor 2025, 13:39

Universiteti italian përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve
4 Qershor 2025, 13:28
Zhduket 39-vjeçarja në Gjirokastër, bashkëshorti: Nuk ka ardhur në shtëpi
4 Qershor 2025, 13:15

Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës!
4 Qershor 2025, 12:56
Vilat qeveritare do kthehen në hotele luksoze
4 Qershor 2025, 12:51
Artan Tafani dëshmon për herë të parë kundër bandës së Laert Haxhiut
4 Qershor 2025, 12:24
Vrasja e Edmond Papës, Prokuroria e Tiranës kërkon 55 vite burg për autorët e dyshuar
4 Qershor 2025, 12:20
Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar
4 Qershor 2025, 12:08
Strakosha para sfidës me Serbinë: Kemi një ëndërr, duam t’i gëzojmë tifozët me fitore
4 Qershor 2025, 12:03

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim vendimin për mbylljen e TikTok
4 Qershor 2025, 11:45
Zhduket 75-vjeçari në Korçë! Gruaja e tij: Ka dy ditë që është larguar
4 Qershor 2025, 11:32



Naim Murseli del sot para gjykatës! Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po shtohet
4 Qershor 2025, 10:41

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
4 Qershor 2025, 10:15
Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë kokainë
4 Qershor 2025, 10:01
Grabitën një kasafortë, arrestohen dy persona në Tiranë
4 Qershor 2025, 09:54
Këngëtarja e njohur Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri
4 Qershor 2025, 09:49
Mbante armë dhe d*ogë në banesë, arrestohet i riu në Lazarat
4 Qershor 2025, 09:33
Mashtrim me call center-at, dy të arrestuar në Tiranë
4 Qershor 2025, 09:24

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
4 Qershor 2025, 09:07
Mbi një milion pelegrinë nisin pelegrinazhin e Haxhit
4 Qershor 2025, 08:52

Bankat kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të lehtësojë kreditë për PPP-të në infrastrukturë
4 Qershor 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
4 Qershor 2025, 08:16
Kohë e qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, ja si parashikohet moti këtë të mërkurë
4 Qershor 2025, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Qershor 2025, 07:47
Analisti: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë më shumë se bandat kriminale
3 Qershor 2025, 23:00



Vokshi: Misioni faktmbledhës i PPE-së do paraqesë një raport në Parlamentin Europian
3 Qershor 2025, 21:53



9 muaj pasi mori detyrën, dorëhiqet Shefi i Gardës, Ermal Onuzi
3 Qershor 2025, 20:14
PPE mision faktmbledhës në Shqipëri, Berisha: U dënua farsa elektorale në çdo aspekt
3 Qershor 2025, 19:49
Plagosja e 15-vjeçarit me armë zjarri në piceri te 'Ali Demi', policia arrestoi autorin
3 Qershor 2025, 19:32
U largua me mister nga qeveria 'Rama', Besa Shahini në garë për kryetare të Prishtinës
3 Qershor 2025, 19:07
Pse nuk dua te kaloj asnjë ditë në Vlorë?!
3 Qershor 2025, 18:26
Alarm për “tech-stinction”: A do të tkurret njerëzimi në vetëm 100 milionë banorë?
3 Qershor 2025, 18:02
PPE pranon kërkesën e Berishës: Një mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
3 Qershor 2025, 17:49
Aksidentohen tre automjete në Elbasan, dyshohet për disa të lënduar
3 Qershor 2025, 17:45
Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA
3 Qershor 2025, 17:21
Nga Holanda në Finlandë, si operonte rrjeti shqiptar i drogës
3 Qershor 2025, 17:10
"Është radha e shoqërisë", Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, PD bëri gjithçka
3 Qershor 2025, 17:00
Tusk kërkon votëbesim në parlamentin polak më 11 qershor
3 Qershor 2025, 16:59
Kosova zbërthen rrjetin e drogës me Sky ECC, 22 të arrestuar
3 Qershor 2025, 16:37

Thyen arrestin, vjedh makinë dhe arratiset si në film, kapet hajduti serial nga Tirana!
3 Qershor 2025, 16:13




EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste
3 Qershor 2025, 15:04
Rihapet kopshti në Gramsh ku u helmuan fëmijët me salmonelë
3 Qershor 2025, 14:59

OECD: Ekonomia globale, drejt rritjes më të dobët që nga Covid-19
3 Qershor 2025, 14:35
Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara
3 Qershor 2025, 14:21

74-vjeçari nga Kamza, maturanti më i vjetër në provimin e Anglishtes
3 Qershor 2025, 13:59
Paga mesatare në Kosovë arriti 639 euro në 2024-n
3 Qershor 2025, 13:49
Osmani fton partitë për t'u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale
3 Qershor 2025, 13:41
Emri/ Mashtroi klientët dhe i mori paratë, shpallet në kërkim avokatja
3 Qershor 2025, 13:25

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim i riu
3 Qershor 2025, 12:58

Përplasen dy makinë në Bulqizë, plagosen drejtuesit e mjeteve
3 Qershor 2025, 12:34

Mungojnë mjekët, pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës
3 Qershor 2025, 12:09

Greqia dhe Turqia goditen nga tërmeti
3 Qershor 2025, 11:49
Shkak mungesa e avokatëve/ Shtyhet sërish seanca për 'Plumbin e Artë'
3 Qershor 2025, 11:36

Më shumë se gjysma e të huajve në Serbi janë rusë
3 Qershor 2025, 11:15

Përsëritet skandali, del teza e provimit të Anglishtes
3 Qershor 2025, 10:46


Stamponin logo false të markave të njohura, 4 të arrestuar, dy të tjerë në kërkim
3 Qershor 2025, 09:42
Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç
3 Qershor 2025, 09:23
Shqipëria sfidon Serbinë, Tifozat Kuq e Zi njoftojnë se nuk do të jenë në stadium
3 Qershor 2025, 09:06

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Qershor 2025, 08:34

Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të martë
3 Qershor 2025, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2025, 07:51


"Bilanci i 11 majit nuk përputhet", Noka: 130 mijë vota u përdorën për “trenin bullgar”
2 Qershor 2025, 22:11
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
2 Qershor 2025, 21:58
Kandidati i PD i bindur: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve
2 Qershor 2025, 21:42