Flash News

E-TJERA

Njëra ish-kandidate për deputete, dy avokatet që zëvendësojnë ‘filozofin’ Simoni në GJKKO

Njëra ish-kandidate për deputete, dy avokatet që

Avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi braktisën dje seancën gjyqësore në GJKKO për kryedemokratin Sali Berisha. Largimi i tyre ishte një shenjë proteste pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tyre që çështja të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përpjekjeve për të penguar avokatët, GJKKO vendosi një avokat kryesisht Artan Simonin, mirëpo juristi doli përtej parashikimeve. Siç duket, GJKKKO-së i kishte shpëtuar një status në Facebook i Simonit ku e etiketonte Berishën si një “bishë”.

Gjatë një interviste televizive, Simoni tha se nuk e kishte përdorur epitetin për Berishën, duke thënë se si një “avokat-filozof” përdorte thënie e shprehej që kishin të bënin me gjendjen e tij personale.

Së fundmi, GJKKO ka caktuar dy avokate të tjera për kryedemokratin, i cili ka refuzuar seancën.

Jalldiz Kastrati është njëra prej avokateve të shtetit që ka caktuar GJKKO. Kastrati ka qenë në listën e kandidatëve për deputetet nën siglën e LSI-së në vitin 2021. Ajo ka qenë avokate e disa prej grupeve kriminale më të rrezikshme si Banda e Cërrikut, apo Banda e Durrësit.

Ndërsa avokatja tjetër është Rabie Cenalia e cila ka marrë pjesë në pendesën e Henrik Hoxhajt, ky i fundit lidhi marrëveshje me prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi për të rrëfyer krimet.

Të fundit