Flash News

E-TJERA

Seanca gjyqësore ndaj Berishës, GJKKO ‘ping pong’ me avokatët e shtetit

Seanca gjyqësore ndaj Berishës, GJKKO ‘ping pong’ me

Në GJKKO do të mbahet sot seanca për kryedemokratin Sali Berisha lidhur me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Vetë Berisha nuk ka pranuar të paraqitet në seancë duke respektuar kështu Kushtetutën.

GJKKO ka caktuar sot dy avokatë të rinj në mbrojtje të Berishës, pasi përjashtoi nga çështja "avokatin-filozof" Artan Simonin.

Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati do të jenë dy avokatet kryesisht të caktuara nga GJKKO.

Simoni u përjashtua nga çështja vetëm disa orë pasi e vendosi GJKKO dhe shkak u bë një postim ku avokati e cilësonte Berishën një “bishë”. Në një sqarim publik, avokati pretendoi se ishte filozof dhe kishte përdorur një shprehje që nuk kishte lidhje me kryedemokratin.

Të fundit