Flash News

E-TJERA

"Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit", gazetari Hoxha: Dikush tjetër qëndron pas Ramës

"Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit", gazetari Hoxha: Dikush

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Ram për shtetin e ri bektashi.

I ftuar në MCN TV, Hoxha tha se kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën. 

"Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës. Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!

Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit. Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë", tha Hoxha. 

Të fundit