Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Nxënësit e klasës së parë dhe të katërt në shkollën 9 vjeçare “Ibrahim Temo” në fshatin Kurdari në Bashkinë e Klosit prej dy ditësh kanë bojkotuar mësimin.
Shkak për këtë bojkot bëhet bashkimi i këtyre klasave në një klasë kolektive.
Prindërit dhe gjyshërit e nxënësve kërkojnë që mësimi të bëhet si vitin e kaluar ku secila klasë të ketë mësuesin e tij.
Ata thonë se do të vijojnë protestën dhe bojkotin e mësimit deri sa kërkesa e tyre të merret parasysh.
Drejtues të ZVA Klos thanë se problemi po shqyrtohet, ndërsa shkak për bashkimin e klasave është bërë ulja e numrit të nxënësve.
Veç problemit të bashkimit të klasave në kolektive, prindërit ngrejnë shqetësimin edhe për kushtet në këtë godinë arsimore pasi sipas tyre është bërë vetëm lyerja nga jashta e asnjë meremetim brenda.