Flash News

E-TJERA

Opozita bllokoi punimet, PS shpall “gjendjen e jashtëzakonshme”, mbledh online Komisionin e Ekonomisë

Opozita bllokoi punimet, PS shpall “gjendjen e

Mazhoranca ka thirrur online mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, pas bllokimit që i bënë deputetët e opozitës të cilët nuk lejuan kolegët socialistë të hyjnë në sallën e mbledhjes.

Por, mbledhjet online thirren vetëm atëherë kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme ose gjendja e luftës. Nuk dihet se pse PS ka vendosur të shpallë “gjendje lufte” në vend, vetëm sepse opozita bllokoi punimet, pasi i mohuan pjesëmarrjen në komisione.

Sipas nenit a/5 të Rregullores së Kuvendit vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Opozita bllokoi punimet, PS shpall “gjendjen e

Të fundit