Flash News

E-TJERA

OSBE vlerëson futjen e 30% të zonjave në Kuvend: Përparim në fushë e barazisë gjinore

OSBE vlerëson futjen e 30% të zonjave në Kuvend: Përparim

Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka vlerësuar përfshirjen e 30% të zonjave në Kuvend, propozim ky i firmosur në amendamentin për ndryshimet e Reformës Zgjedhore.

Në reagimin e saj, OSBE shkruan se ky është një përparim në fushën e barazisë gjinore.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në postim.

Të fundit