Flash News

E-TJERA

Pajisën rreth 500 qytetarë me teste PCR false/ Arrestohet farmacistja, në kërkim administratorja

Pajisën rreth 500 qytetarë me teste PCR false/ Arrestohet farmacistja,

Policia e Lezhës ka konstatuar dy farmaci, të cilat pajisnin qytetarët me teste PCR false kundrejt pagesës. Në pranga ka rënë punonjësja K. L., 25-vjeçe, ndërsa është shpallur në kërkim administratorja e farmacisë A. U., 35 vjeçe.

Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, ato kanë pajisur shtetas të ndryshëm me teste të falsifikuar, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së tij. Sipas policisë, testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa ai me përgjigje negative paguhej 50 euro.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 shtetas të ndryshëm.

Policia bën me dije se gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë administratori i biznesi, pasi dyshohet se në se kryente tampone dhe teste në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga ligji.

Të fundit