Flash News

E-TJERA

Parajsa fiskale, New Line Magazine: Rama ka fshehur rreth 220 mln dollarë, përfshirë ryshfet e marra në këmbim të lejeve të ndërtimit

Parajsa fiskale, New Line Magazine: Rama ka fshehur rreth 220 mln dollarë,

 “Edi Rama, ka fshehur euro me vlerë rreth 220 milionë dollarë me kurset e sotme të këmbimit në llogaritë bankare offshore”, kështu shkruan në artikullin e saj New Line Magazine.

(SQARIM: Llogaritë bankare offshore ose në det të hapur, janë ato llogari që hapen në vende të ndryshme, jo vendi mëmë, ku njerëzit mbajnë para dhe pasuri. Boshllëqet në ligj gjithashtu u lejojnë njerëzve që të shmangin ligjërisht pagimin e disa taksave duke i transferuar paratë e tyre ose duke krijuar kompani në këto vende, ndonjëherë të quajtura parajsa fiskale).

Në artikull theksohet se parat dyshohet se vinin nga praktika korruptive, duke përfshirë ryshfet e marra në këmbim të lejeve të ndërtimit kur ai ishte kryebashkiak i kryeqytetit Tiranë në 2000 dhe 2001.

Po ashtu New Line Magazine, përmend faktin se opozita shpeshherë e ka akuzuar Partinë Socialiste të Ramës për lidhje me krimin e organizuar.

Sipas një raporti të rrjedhur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OCSE), kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, ka fshehur euro me vlerë rreth 220 milionë dollarë me kurset e sotme të këmbimit në llogaritë bankare në det të hapur.

 Paratë dyshohet se vinin nga praktika korruptive, duke përfshirë ryshfet e marra në këmbim të lejeve të ndërtimit kur ai ishte kryebashkiak i kryeqytetit Tiranë në 2000 dhe 2001.

Politikanët e opozitës akuzojnë Partinë Socialiste të Ramës për lidhje me krimin e organizuar. Në korrik, mijëra mbështetës të opozitës organizuan një protestë në Tiranë, duke kërkuar që Rama të largohej për këto akuza për korrupsion.

Rama e mohon këtë dhe nuk është hetuar apo akuzuar zyrtarisht.”

Ndër të tjerash në artikull thuhet se Shqipëria, një kandidate për anëtarësim në BE, renditet si një nga shtetet më të korruptuara në Evropë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Të fundit