Flash News

E-TJERA

Pas humbjes me Teutën, Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu

Pas humbjes me Teutën, Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu

Tashmë është zyrtare. Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu, pas rezultateve të dobëta.

Në një njoftim, klubi i futbollit ka falënderuar Nuhiun për bashkëpunimin, i cili zgjati vetëm 4 muaj.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dy humbjet e fundit, ajo në derbi dhe më pas ndaj Teutës, rezultuan fatale për Nuhiu, i cili drejtoi kryeqytetasit për 18 ndeshje.

Të fundit