Flash News

E-TJERA

“Paske ngrënë shumë vezë sot”, zv. ministri debat me Telitin: Vetëm ti mos fol për të ngrënën

“Paske ngrënë shumë vezë sot”, zv. ministri

Amnistia fiskale ka ‘përplasur’ në studion e ‘Open’ zëvendës ministrin e Financave Besart Kadia dhe ekspertin e ekonomisë në PD, Dorian Teliti.

Ndërsa Kadia ka radhitur arsyet pro lëvizjes së amnistisë, Teliti ka ngritur shqetësimin e ndërkombëtarëve.

Në debat e sipër, Teliti ka shkaktuar të qeshura në studio pasi i tha zv.ministrit “paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes”, deklaratë të cilës Kadia i është përgjigjur me ironi duke i thënë “Dorian mos fol për të ngrënën.”

Pjesë nga debati:

Kadia: Ju po thoni 2 mln euro, po është 2 mln euro e poshtë. A jeni dakord me 200 apo 300 mijë euro. A je dakord me këtë limit? Përfaqësuesi i diasporës tha këndvështrimin e tij të saktë. Ky proces nuk është miratuar, nuk është vendosur asgjë. Nëse themi 2 mln euro për individ është e lartë, a jemi dakord për 200 mijë euro.

Kadia: Për mua si zv ministër le ta vendosim limitin 100 mln euro. Kush i ka paratë të paligjshme shkon në burg. Kush merr paratë e krimit dhe vjen në Shqipëri. Vetëm kriminelë paska këtu?

Teliti: Bravo! Shpëoi Shqipëria. S’do ketë më evazion dhe krim. Shpresoj që të kishte filtra. Mos u bëj i bezdisshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për apratë se si do dalin nga vendet e tyre.

Kadia: Si vijnë 600 mln euro në vit nga emigrantët. Sa para ke jashtë sistemeve bankare. Limiti është 2 mln euro për familje, jo për individ.

Teliti: Përveç se shtrembëron fjalët, se po del keq në sytë e publikut. Paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës.

Kadia: Dorian mos fol për të ngrënën. Mos fol sa ka ngrënë njëri e sa ka ngrënë tjetri.

Të fundit