Flash News

E-TJERA

Pason Fabrizio Buccin, emërohet ambasadori i ri Italian në Tiranë

Pason Fabrizio Buccin, emërohet ambasadori i ri Italian në Tiranë

Italia ka caktuar ambasador të shtetit të saj në Tiranë, pas mbarimit të mandatit të Fabrizio Buccit.

Ai është Marco Alberti, njofton Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.  

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postim.

Marco Alberti, si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare.

Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër.

Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan.

Flet anglisht dhe spanjisht. Marco Alberti është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Të fundit