
PD denoncon skemën flagrante të manipulimit të votës në Njësinë 9: Vletë votimi me ngjyrë tjetër në kuti
Partia Demokratike ka ngritur një tjetër alarm të fortë për manipulimin e votës në procesin zgjedhor, duke denoncuar skemën e njohur si “treni bullgar” të zbatuar në Njësinë nr. 9 në Tiranë. Sipas PD-së, në kutitë e votimit janë gjetur me dhjetëra fletë të palosura në mënyrë identike dhe të mbushura nga e njëjta dorë, një element kyç i manipulimit sistematik të votës.
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Tiranë dhe kandidati për deputet, Belind Këlliçi, në një intervistë për Syri TV deklaroi se kjo është një skemë e mirorganizuar, e cila tejkalon çdo precedent të mëparshëm dhe për të cilën do të depozitohet një kallëzim penal pranë Task-Forcës së SPAK.
“Pjesa dërrmuese e fletëve të votimit janë të palosura identik. Janë të gjitha të kapura dhe të mbushura në të njëjtën mënyrë. I bie që 200 qytetarë të ndryshëm ta kenë palosur fletën njësoj, me të njëjtat përmasa, çka është e pamundur. Shenjat janë identike dhe kjo tregon se janë plotësuar nga e njëjta dorë. Kjo është skema klasike e trenit bullgar”, deklaroi Këlliçi.
Sipas tij, janë evidentuar gjithashtu fletë votimi me ngjyrë ndryshe nga ato zyrtare. Deri tani janë konfirmuar të paktën tre fletë të tilla, që sipas Këlliçit i përkasin partisë “Mundësia”. “Këto fletë janë fals, të futura në mënyrë të paligjshme në kuti. Kemi të bëjmë me një mashtrim të organizuar dhe të dukshëm që është lehtësisht i verifikueshëm”, theksoi ai.
Këlliçi shpjegoi se kjo metodë manipulimi përfshin dhënien e një flete të mbushur paraprakisht te votuesi, i cili futet në qendër votimi, e hedh në kuti dhe më pas nxjerr fletën origjinale jashtë për ta dhënë te manipuluesit në këmbim të parave. “Kjo është një skemë kriminale e përdorur në zgjedhje në gjithë Ballkanin, por këtë herë ka kaluar çdo kufi”, theksoi ai.
Për këto raste, përfaqësuesit e PD kanë mbajtur procesverbale në tavolinat e numërimit nr. 3 dhe nr. 4 dhe kanë paralajmëruar ndjekje të gjitha hapësirave ligjore për të ndëshkuar përgjegjësit.
“Kjo është forma më e përsosur e manipulimit, por njëkohësisht më e trashë sepse është kaq e dukshme. SPAK është në gjumë, por ne do të bëjmë kallëzim. Kemi të bëjmë me një krim elektoral në zemër të Tiranës”, përfundoi Këlliçi.
Të fundit




Osmani: Tragjedia në Koçan po keqpërdoret për polarizim etnik e politik
13 Maj 2025, 17:17


Edhe 146 kuti për t'u numëruar, sa vota kanë marrë partitë në rang vendi
13 Maj 2025, 16:34

“Shkodra Elektronike” ngjitet sonte në skenën e Eurovision 2025
13 Maj 2025, 16:02

Mungesa e medias së pavarur cënoi zgjedhjet, thonë vëzhguesit
13 Maj 2025, 15:34
Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë
13 Maj 2025, 15:31




Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova e para
13 Maj 2025, 14:43


Përfundon numërimi i votave preferenciale në KZAZ 69, Skrapar
13 Maj 2025, 14:23
Drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK
13 Maj 2025, 14:15


Berisha thërret protestë më 16 maj: Zgjedhjet u diktuan nga bandat kriminale
13 Maj 2025, 13:56

Aksident pranë shkollës 9-vjeçare në Korçë, makina godet nxënësin
13 Maj 2025, 13:40

Gjykata e Lezhës liron bashkëshortin e Elda Hotit
13 Maj 2025, 13:24


Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
13 Maj 2025, 12:53
Konflikt mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, 7 të shoqëruar
13 Maj 2025, 12:44
Mbyllet numërimi në Kamëz, kryeson PD
13 Maj 2025, 12:37

Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren
13 Maj 2025, 12:21
Alimehmeti: Shqipëria nuk shkon dot në Evropë me këto zgjedhje
13 Maj 2025, 12:12

Burgu i Durrësit ‘bastion’ i PS
13 Maj 2025, 11:49
Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë
13 Maj 2025, 11:36

Putini ynë!
13 Maj 2025, 11:23

Nuk zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, dështon edhe seanca e 15-të
13 Maj 2025, 10:58

Përfundon votimi në Berat/ PS merr 5 mandate, PD-ASHM merr 2
13 Maj 2025, 10:40
Kikia: Mandati i katërt për Ramën precedent për demokracinë
13 Maj 2025, 10:28
Demokratët fitojnë bindshëm Kavajën
13 Maj 2025, 10:21


SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
13 Maj 2025, 09:44
Përmbysja e rezultatit në Lezhë, PD-ASHM siguron 4 deputetë
13 Maj 2025, 09:44

Pezullohet numërimi në burgun e VIP-ave, u gjetën dy fletë votimi më shumë
13 Maj 2025, 09:23


Numërimi drejt fundit, PD rrëmben kryesimin në Shkodër dhe Lezhë
13 Maj 2025, 08:51
Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan
13 Maj 2025, 08:39


Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti këtë të martë
13 Maj 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Maj 2025, 07:48

Përfundon numërimi i votave në Mirditë, PD fiton bindshëm
12 Maj 2025, 23:40

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm
12 Maj 2025, 23:15

Denoncimi/ Shpërblimi elektoral për Noizyn
12 Maj 2025, 22:51
Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës, kush është Elvira Peka
12 Maj 2025, 22:38
Fitorja në Kukës, Flamur Hoxhaj: Fryt i punës dhe programit që kemi bërë
12 Maj 2025, 22:30
Tritan Shehu flet për rezultatin në zgjedhje: Lazarati votoi për PD-në
12 Maj 2025, 22:30
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj 2025, 22:16
Mbaron numërimi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate
12 Maj 2025, 22:11
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë, i shuan ëndrrën 24-vjeçare Vllaznisë
12 Maj 2025, 22:03


I dënuari shqiptar terrorizon burgun në Greqi, merr peng gardianët
12 Maj 2025, 21:36
Rama largohet nga selia, nuk prononchet për gazetarët
12 Maj 2025, 21:26
Raport i ri, refren i vjetër
12 Maj 2025, 21:18
PD kalon në avantazh në Lezhë, siguron 4 mandate
12 Maj 2025, 21:06
PD kryeson në Kavajë ndaj PS
12 Maj 2025, 20:57
Në Shkodër, komisionerët e PS dhe PD i bën bashkë Vllaznia
12 Maj 2025, 20:43
Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet
12 Maj 2025, 20:30

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit
12 Maj 2025, 20:20
Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?
12 Maj 2025, 20:08
Mbyllet numërimi në Librazhd, si u ndanë votat mes PD dhe PS
12 Maj 2025, 20:02
Kurti takon QUINT-in: Flitet për anëtarësimin në KiE dhe zhvillimet politike
12 Maj 2025, 19:50
Celibashi: Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve
12 Maj 2025, 19:45
Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra
12 Maj 2025, 19:37
Burimi: PD duhet të kërkojë anulimin e zgjedhjeve
12 Maj 2025, 19:25
Nga 15 maji, presidentja Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
12 Maj 2025, 19:18



Edhe në burgun e grave votohet PS-ja
12 Maj 2025, 18:44
Aksident në Laç, 84-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
12 Maj 2025, 18:30
Vijon numërimi në Tiranë, Tabaku: Projeksioni i mandateve do të ndryshojë
12 Maj 2025, 18:18

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?
12 Maj 2025, 17:59