Flash News

E-TJERA

Përfshirë nga flakët banesa në Pukë, shkrumbohet plotësisht

Përfshirë nga flakët banesa në Pukë, shkrumbohet

Është përfshirë nga flakët një banesë sot në fshatin Mesul, në Pukë.

Mësohet se banesa është në pronësi të Ardian Kecit dhe si pasojë e flakëve, banesa është shkrumbuar krejtësisht, ndersa familja prej 5 anëtarësh ka mbetur në qiell të hapur. 

Sakaq, shkak për përhapjen e flakëve dyshohet energjia elektrike.

Njoftimi: 

Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit A. K., ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

 

Të fundit