Flash News

E-TJERA

Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit

Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit

Kanë zgjatur rreth 3 orë homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Kuvendi hapi dyert prej orës 10:00 ku familjarë, miq e kolegë të Bogdanit, por edhe qytetarë, nderuan ish-deputetin.

Arkmorti i është drejtuar varrezave të Sharrës aty ku Bogdani do të prehet.

Gerti Bogdani humbi jetën një ditë më parë pas një arresti kardiak. Bogdani ishte në një takim me disa kolegë në hotel “Rogner”.

Teksa konsumonte kafe me miqtë, ish-deputeti nuk është ndjerë mirë dhe ndërroi jetë menjëherë pas arrestit kardiak.

Të fundit