Flash News

E-TJERA

Përfundon derbi kryeqytetas, Partizani fiton 0-2, Tirana në fund të renditjes

Përfundon derbi kryeqytetas, Partizani fiton 0-2, Tirana në fund

Partizani ka marrë një fitore të pastër në derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2-0 në “Air Albania”. Skuadra e kuqe konfirmoi formën e mirë dhe rikthimin në binarët e duhur, ndërsa bardheblutë përjetuan edhe një tjetër mbrëmje zhgënjyese.

Tirana, ende e tronditur nga humbja 6-2 ndaj Dinamos, nuk arriti të reagojë dhe përsëri u duk e paqartë në lojë, e lodhur dhe pa ide, duke i lënë Partizanit terren të lirë për të kontrolluar ndeshjen.

Përballja u zhbllokua shpejt: në minutën e 7-të, pas një goditjeje këndi, duke i dhënë epërsinë Partizanit.

Në pjesën e dytë, goditën sërish në momentin ideal. Në minutën e 66-të, pas një topi të humbur nga Meta në mesfushë, Skuka depërtoi me shpejtësi në zonë dhe me një veprim të zgjuar, edhe pse në rrëzim e sipër, dërgoi sferën pas portierit bardheblu për golin e dytë.

Ky rezultat e fundos edhe më shumë Tiranën në krizë. Presioni mbi trajnerin Ardian Nuhiu është më i larti i sezonit, ndërsa tifozët bardheblu, të zhgënjyer dhe të lodhur nga rezultatet negative, braktisën stadiumin me fytyrat e ulura.

 Me kete rezultat, Tirana mbetet në fund të renditjes me 7 pikë. 

Të fundit