Flash News

E-TJERA

Përplasen dy grupe në Elbasan, dyshohet se është rrëmbyer një person

Përplasen dy grupe në Elbasan, dyshohet se është

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Elbasanit.

Mësohet se përplasja ka ndodhur mes dy grupe të rinjsh.

Pas sherrit disa nga personat janë larguar me një makinë dhe dyshohet se kanë marrë me forcë një person në mjet, pjesëtar i grupit rival.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e sherrit dhe për të bërë të mundur kapjen e të rinjve të arratisur.

Ndërkohë po merren në pyetje me dhjetëra dëshmitarë.

Të fundit