Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Tiranë, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në Tiranë, plagosen tre persona

Tre persona u plagosën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Qafë Murriz, në Tiranë. 

Sipas policisë, në aksident u përfshinë dy makina, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit