Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje kunatin me Jet Ski në Velipojë, Apeli liron italianin Salvatore Di Tella

Përplasi për vdekje kunatin me Jet Ski në Velipojë, Apeli

Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë. 19-vjeçari Nicola Loro humbi jetën.

Fillimisht gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor por apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”.

Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20 vjeçari Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale vdekjen e kunatit të tij është në një shifër prej 10 milion lekësh të vjetër. G

Gjatë kësaj periudhe 60 ditore kanë mbërritur dy aktet e ekspertimit ai mjeko ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilin ndodheshin viktima dhe personi tjetër. Di Tella është i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Të fundit