Flash News

E-TJERA

Philip T. Reeker pritet të vizitojë Tiranën në 30 qershor, takime me Ramën dhe zyrtarë të tjerë

Philip T. Reeker pritet të vizitojë Tiranën në 30 qershor,

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker do të vizitojë Tiranën në 30 qershor.

Lajmin e bën të ditur Zëri i Amerikës, sipas së cilës Reeker do të kryejë një vizitë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA - Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

Më 1 korrik, Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën "Rruga drejt Prespës", ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 - 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

 

Të fundit