Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 38-vjeçari në Sarandë, në kërkim autori

Plagoset me thikë 38-vjeçari në Sarandë, në

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në  lagjen nr.1, në Sarandë. 

Siç bën me dije policia, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, D. R, ka plagosur me thikë M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar", njofton policia.  Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit