Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 42-vjeçari në afërsi të QSUT

Plagoset me thikë 42-vjeçari në afërsi të QSUT

Një 42-vjeçar është plagosur me mjet prerës, thikë, nga një person i paidentifikuar, në afërsi të zonës së spitaleve.

I plagosuri është shtruar në QSUT ku po merr ndihmë mjekësore. Ai ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin, pasi ky i fundit e ka plagosur dhe është larguar menjëherë.

"Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar", njofton policia.

Të fundit