Flash News

E-TJERA

Plagosi dy persona në Malësi të Madhe, arrestohet autori

Plagosi dy persona në Malësi të Madhe, arrestohet autori

Policia ka arrestuar Lul Rakajn, i cili plagosi dy persona mëngjesin e sotëm në zonën e Malësisë së Madhe.

Rakaj u kap në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe.

Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA.

Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u arrestua pa lëndime të mëtejshme.

Të fundit