Flash News

E-TJERA

Plagosi Lorenc Kostën, Apeli lë në burg policin Erjon Goxhara

Plagosi Lorenc Kostën,  Apeli lë në burg policin Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën.

Efektivi kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli vendosi të mos pranojë kërkesën.

Plagosja ndodhi mesditën e 19 gushtit, ku Goxhara qëlloi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet. Pas ngjarjes ai u arratis dhe u vetëdorëzua në polici duke shprehur pendesë për veprimin e tij.

Të fundit