Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plani për Butrintin, kreu i AADF tregon rolin e fondacionit: Nuk do të ndërtohet asnjë hotel apo objekt tregtar

Plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ngjalli polemika dhe reagime në opinionin publik. I parë me skepticizëm, kritikët vlerësuan se marrëveshja synon të japë me koncesion Butrintin te të huajt.
Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, në një intervistë për Zërin e Amerikës, rolin e AADF-së në marrëveshjen për Butrintin si dhe financimet e kryera në kuadër të projektit.
Granoff shprehet se Parku Kombëtar i Butrintit është në pronësi dhe nën kontroll të qeverisë shqiptare, nmdërsa fondacioni do të kontribuojë duke dhuruar 5 milionë dollar për mbrojtjen e tij. Kreu i AADF hedh poshtë zërat që flasin për ndërtimin e apartamenteve dje hoteleve në zonën e parkut, duke shtuar se paratë e mbledhura do të shkojnë për të ndërtuar një qendër vizitorësh, rrugë për biçikleta dhe hiking.
“Si fillim, Butrinti është në pronësi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqipërisë. Asgjë nga këto që e po bëjmë nuk e ndryshon pronësinë dhe kontrollin e Butrintit si dhe objektet e trashëgimnisë kulturore. Së dyti, njerëzit flasin shpesh për Butrintin si një koncension. Koncensionet janë një mundësi për të marrë para, pra për të fituar para. Ndërsa ligji për Butrintin është një mundësi nga ne për të dhuruar para. Si rezultat i këtij ligji, ne do të dhurojmë 5 milionë dollarë të tjera. Nuk di shumë njerëz të tjerë, që po përpiqen ta bëjnë këtë. Arsyeja pse na duhej kjo lloj strukture për ta bërë këtë gjë është që ta mbrojmë Butrintin dhe ta mbajmë të pandryshuar. Qëllimi i vetëm i ligjit të ri, i cili nuk është një ligj që zbatohet te fondacioni, por është një ligj i qeverisë shqiptare, ai krijon një strukturë, që mund ta mbështesë dhe të mbrojë Butrintin për një kohë të gjatë. Së treti, duhet t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se këto donacione nuk janë vetëm sipërmarrje tregtare. Paratë do të shkojnë për të ndërtuar një qendër vizitorësh, për të ndërkuar korsi biçikletash dhe rrugë për hiking, për ta bërë këtë zonë pa ndotje mjedisore. Nuk do të ndërtohen apartamente, hotele apo ndonjë gjë e ngjashme dhe është e gjitha e mbështetur në një bazë jofitimprurëse, që do të thotë se paratë që hyjnë në Butrint qëndrojnë në të”, u shpreh kreu i AADF.
I pyetur nëse AADF ka përfituar pjesë nga pronësia e Butrintit, Granoff shprehet se fondacioni i paraqiti një plan qeverisë ndërsa kjo e fundit nuk e refuzoi. Sipas Granoff, ligji që aktualisht do të zbatohet është rrjedhojë e një sërë diskutimesh dhe përgatitjesh që kanë zgjatur me vite, ndërsa baza arkitekturore e ligjit sipas tij, u miratua vite më parë.
“Butrinti nuk është e vetmja zonë e rëndësishme kulturore për t’u mbrojtur në të gjithë botën dhe nuk është e vetmja për të cilën njerëzit duhet të punonin. Ne gjetëm ekspertët më të mirë dhe punuam me ta për të zhvilluar një program dhe një plan, që më pas duhej të mbështetej nga qeveria, jo nga ne. Ne ia paraqitëm planin qeverisë, e cila kishte gjithë të drejtën që ta pranonte ose ta refuzonte. Ndoshta qeveria kishte planin e vet ose të punonte me dikë tjetër, dhe përsa i përket fondacionit ne nuk kemi ndonjë detyrim që t’i dhurojmë këto para për Butrintin. Ne mund t’i dhuronim këto para diku tjetër. Ne nuk kishim ndonjë detyrim kontraktor, që t’i dhuronim këto para në Butrin. Ne hartuam planin më të mirë për të mbrojtur Butrintin. Ia paraqitëm këtë plan qeverisë. Ajo bëri kërkimet e veta dhe mund t’iu them se ky proces ka zgjatur me vite të tëra, duke u marrë me analiza ligjore, historike e shumë të tjera, për t’u siguruar që është diçka që ia vlen për vendin dhe i takon qeverisë dhe jo Fondacionit nëse duan ta miratojnë planin ose jo. Në fillim të këtij procesi, ligji i parë që u miratua tre ose katër vite më parë ishte unanim, nuk kishte asnjë kundërshtim. Ky ligj përgatiti kornizën e asaj që po bëjmë ne tani. Ajo që po bëjmë tani është plotësimi i detajeve të strukturës bazë arkitekturore të ligjit, që u miratua unanimisht vite më pare”, tha Granoff.
Sa i përket rolit të AADF në këtë plan menaxhimi, Granoff tha se fondacioni do të jetë dhurues dhe kontribues kapitali, ndërsa shtoi se bordi i menaxhimit ëhstë në dorën e qeverisë shqiptare.
“Gjëja e parë është se ne do të jemi kontribues i madh kapitali për Butrintin. Ne do të dhurojmë 5 milionë dollarë për Butrintin, e cila bazuar në planin që kemi, është pothuajse dyfishi i shumës që qeveria do të dhurojë. Pra gjëja e parë që do të bëjmë është që do të jemi dhuruesit më të mëdhenj të Butrintin. Gjëja e dytë që do të bëjmë është që të sigurohemi se projekti të funksionojë në mënyrën e duhur. Do të jemi pjesë e bordit të menaxhimit, por ne nuk kemi në asnjë formë kontroll mbi këtë bord. Qeveria ka kontroll mbi bordin, qeveria emëron anëtarët e bordit dhe zgjedh se kë do të emërojë. Ne nuk kemi asnjë rol në emërimin e anëtarëve të bordit. Ne do të ulemi në atë bord që të sigurohemi që të mbrojmë investimin tonë dhe të përpiqemi që Butrinti të ruhet dhe të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është një gjë që çdo donator i përgjegjshëm do ta bënte. Pozicioni që ne kemi në çështjen e Butrintit është i njëjtë me ato, që kemi në projektet e tjera”, shtoi kreu i AADF.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38