Flash News

E-TJERA

Plas sherri në Kolegjin Zgjedhor, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ

            Plas sherri në Kolegjin Zgjedhor, Lefter Maliqi përplaset me                                                                                                  

Teksa pritet të nisë rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkaj.

Maliqi i është drejtuar me fjalët “Rrugaç, hajdut” përfaqësuesit të KQZ.

Nga një seancë pyetje-përgjigje mes njërit prej anëtarëve të Kolegjit me përfaqësuesin e KQZ nuk pati qartësi. Në këto kushte u ndërpre seanca.

 Gjatë kësaj kohe Maliqi filmoi Sekretarin e Përgjithshëm e KQZ që iu bashkua grupit të KQZ dhe më pas shpërtheu një debat i ashpër mes Maliqit dhe Merkaj.

Maliqi deklaroi se ka marrë si provë gjatë mbikëqyrjes së procesit, pamjet e kryetarit të KZAZ që ka qenë i pranishëm në sallë pa autorizimin e Kolegjit.

“Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.

Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi ai.

 

Të fundit