Flash News

E-TJERA

Po ktheheshin nga dasma, përplasen dy makina në Fier, 5 të plagosur

Po ktheheshin nga dasma, përplasen dy makina në Fier, 5 të

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fier-Shegan. Dy automjete njëri tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona, dhe njëri tip Smart janë përplasur me njëri-tjetrin.

Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur në pjesët anësore dhe me pas kanë përfunduar në kanale.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Të fundit