Flash News

E-TJERA

Po ndiqej nga policia, shqiptari përplas me makinë efektivin, partnerja arrestohet me drogë

Po ndiqej nga policia, shqiptari përplas me makinë efektivin,

Një 40-vjeçar shqiptar është në kërkim nga policia në Selanik, pasi gjatë tentativës për t’i shpëtuar arrestimit, përplasi me makinë një oficer policie, duke e plagosur lehtë. Gjatë ndjekjes, ai hodhi në rrugë një pako me 1 kilogram e 42 gram kanabis të papërpunuar, braktisi makinën dhe u largua me vrap.

Identiteti i tij është konfirmuar nga autoritetet dhe ai tashmë është shpallur zyrtarisht në kërkim.

Ndërkohë, partnerja e tij 33-vjeçare, e cila ndodhej në makinë në momentin e incidentit, u arrestua. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në një zonë të Selanikut lindor, policia gjeti një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan.

Çifti përballet me akuza për trafik dhe shpërndarje droge, ndërsa polici i plagosur mori ndihmën e parë në spital.

Shqiptari përplasi policin gjatë arratisjes në Selanik, partnerja arrestohet me drogë

Të fundit