Flash News

E-TJERA

Po transportonte emigrantë ilegalë, arrestohet pakistanezi në Tepelenë

Po transportonte emigrantë ilegalë, arrestohet pakistanezi në

Një 19-vjeçar nga Pakistani është arrestuar pasi po transportonte me automjet 5 emigrantë nga vendet e treta.

19-vjeçari është pikasur në aksin Tepelenë-Memaliaj, pasi nuk iu bind shenjës së ndalimit nga policia.

“Transportonte me automjet, drejt Kakavijës, 5 emigrantë nga vendet e treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, shtetas pakistanez.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin.

Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të fundit