Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Policia e Shtetit thotë se një sërë mesazhesh mashtruese kanë nisur të mbërrijnë në telefonat celularë të qytetarëve.
Policia thotë se këto mesazhe kanë për qëllim vjedhjen e profileve në rrjetin social Facebook, duke i trembur përdoruesit se gjoja po u mbyllet llogaria.
Njoftimi i policisë
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).
Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.
Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.