Flash News

E-TJERA

Porositi zjarrvënien e një lokali, kush është 24-vjeçari i shpallur në kërkim; në 2021 i shpëtoi atentatit

Porositi zjarrvënien e një lokali, kush është

Reidi Balla është 24-vjeçari i cili porositi zjarrvënien e një lokali në Tiranë. Ai pagoi 29-vjeçarin K.B., i cili hodhi lëndë plasëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë dhe për pasojë u djegën panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit.

Balla nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2021 ai ra pre e një atentati në Komunën e Parisit. Në dëshminë e tij para uniformave blu, asokohe Balla tha se ishte duke ecur me celular kur dikush e qëlloi me armë.

Balla mori një plumb në këmbë dhe shpëtoi nga atentati. Efektivët thanë se i riu rezultonte pa precedent penal.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, deklaroi në polici pas atentatit Balla.

Të fundit