Flash News

E-TJERA

Premtim sa për vota... Drejtori i Tatimeve: Paqja fiskale u keqkuptua, subjektet do paguajnë detyrimet

Premtim sa për vota... Drejtori i Tatimeve: Paqja fiskale u keqkuptua,

Pak para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria shpalli nismën për “Paqe Fiskale”, që parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore të akumuluara prej më shumë se 10 vitesh dhe faljen e pjesshme të detyrimeve 5 deri në 10-vjeçare.

Por, duket se ky ishte thjeshtë një premtim bosh parazgjedhor sa për të grumbulluar vota.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj tha në Top Channel se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale.

“Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet. Tatimpaguesit duhet ta kuptojnë që duhet t’i paguajnë për të mos u përballur me masat shtrënguese të panevojshme”, thotë Binaj.

Madje, Binaj, bën të ditur se një sistem elektronik do të ndërtohet së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare, si një masë e mëtejshme për subjektet që nuk shlyejnë detyrimet në kohë, edhe pas lajmërimeve të kryera.

“Një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë. Por përpjekja për të mbledhur borxhin është e vazhdueshme dhe rritja ka qenë e menaxhueshme nga administrata tatimore”, shton ai.

Të fundit