Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri/ "Duhet vullnet real", çfarë kërkon ISP nga mazhoranca dhe opozita

Presidenti i ri/ "Duhet vullnet real", çfarë kërkon

Instituti i Studimeve Politike apelon partitë politike parlamentare të kontribuojnë për një proces me integritet, transparent dhe të besueshëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

ISP i kërkon mazhorancës të iniciojë dialog dhe të dëshmojë vullnet real për vendimmarrje mbipartiake, si dhe opozitën të kontribuojë në mënyrë konstruktive në jetësimin e procesit.

“ISP nxit mazhorancën të iniciojë dialog dhe të dëshmojë vullnet real për vendimmarrje mbipartiake, si dhe opozitën të kontribuojë në mënyrë konstruktive në jetësimin e procesit. 

Dy grupet e mëdha kanë mbi 20 deputetë, kufiri minimal për propozimin e kandidatëve për President, ndaj secila palë politike duhet të bashkëveprojë me dialog e konsensus ose në mungesë të tij, të ushtrojë me integritet dhe transparencë të drejtën kushtetuese për kandidat/ë mbështetës. Procesi meriton solemnitet, Shqipëria ka nevojë për një President që përfaqëson unitetin dhe sfidat e të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj.

Duke vënë theksin te rëndësia e këtij procesi, ISP i vlerëson si sinjal pozitiv deklarimet se kandidati nuk do të jetë nga legjislatura aktuale.

Gjithashtu nënvizon se është e rëndëishme që kandidati të mos jetë i përfshirë në partitë politike, skandale dhe akte korruptive.

Në këto momente ISP i kërkon Kuvendit të vendosë institucionin dhe interesin publik mbi agjendat ditore të partive politike.

Të fundit