Flash News

E-TJERA

Presidentja e KE viziton Tiranën, takim me Ramën dhe Begajn

Presidentja e KE viziton Tiranën, takim me Ramën dhe Begajn

Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të Forumit të Investimeve EU-Ballkani Perëndimor.

Von der Leyen do të ketë një takim në orën 09:15 me Presidentit Bajram Begaj, në ambientet e Presidencës.

Më pas, në orën 09:50, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore nga Kryeministri Edi Rama.

Takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen është parashikuar për në orën 10:00, i ndjekur nga një takim mes delegacioneve respektive.

Në orën 11:15 do të mbahet në ambientet e Kryeministrisë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të fundit