Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Prezantohej si grek, arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës
Haredin Fejzulla, një 58-vjeçar shqiptar, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burg, është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid.
Operacioni i policisë spanjolle në lagjen Carabanchel të Madridit rezultoi në arrestimin e 10 personave, përfshirë Haredin Fejzullën, i cili akuzohet për drejtimin e një bande kriminale me bazë në Belgjikë, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Kjo organizatë kishte grumbulluar një pasuri prej mbi katër milionë euro nga aktivitetet e paligjshme.
Në vitin 2022, Gjykata e Brukselit e dënoi Fejzullën me 29 vjet burg për një sërë krimesh, por ai arriti të arratisej pas shpalljes së vendimit. Policia spanjolle nisi hetimet në janar të vitit 2023, duke dyshuar se ai fshihej në Madrid. Fejzulla kishte marrë masa të rrepta sigurie për të shmangur kapjen, duke ndërruar shpesh vendqëndrimet dhe mjetet e transportit, si dhe celularët.
Arrestimi u krye të enjten, kur policia e lokalizoi atë pranë një furgoni që kishte ardhur për ta marrë në një nga vendstrehimet e tij. Urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar nga autoritetet belge, ku ai ishte dënuar për 13 krime që përfshinin trafik droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe falsifikim dokumentesh, të kryera mes viteve 2014 dhe 2018.
Fejzulla tani ndodhet nën arrest të autoriteteve spanjolle dhe është vënë në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore, e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Belgjikë. Rrjeti kriminal që ai drejtonte kishte një strukturë të organizuar, ku ai ishte në krye, ndërsa në nivelet e ulëta kishte kopshtarë, menaxherë logjistikë dhe punonjës që kujdeseshin për mbledhjen e parave dhe pastrimin.
????Detenido en #Madrid uno de los “EUROPE’S MOST WANTED” reclamado por tráfico de drogas
— Policía Nacional (@policia) September 16, 2024
Este hombre albanés había sido condenado a más de 29 años de prisión en #Bélgica por 13 cargos por tráfico de drogas, pertenencia a organización criminal y falsificación de documentos pic.twitter.com/bXd2Gs2WS9