Flash News

E-TJERA

Pritej të ekstradohej në Shqipëri, gjykata italiane liron nga burgu Davide Pecorellin

Pritej të ekstradohej në Shqipëri, gjykata italiane liron nga

Davide Pecoreli, italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh është liruar dy ditë pas arrestimit.

Ndonëse biznesmeni italian është në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe pritej të ekstradohej drejt Shqipërisë, për inskenimin e vdekjes së tij në janar 2021 për t’i shpëtuar borxheve, mediat vendase, shkruajnë se Gjykata e Apelit, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Sergio Sottani ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.

Biznesmeni akuzohet nga organet e drejtësisë shqiptare për mashtrim, deklarata të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Në janar të vitit 2021 Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare në Itali, i vuri flakën një makine të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë, në të cilat u gjetën mbetjet e eshtrave të njeriut, për të inskenuar vdekjen e tij.

Më vonë ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021 në ishullin e Montecristos në Itali.

 

Të fundit