Flash News

E-TJERA

Procedohen tre të mitur në Kamëz, u gjet armë sportive gjatë kontrollit në banesë

Procedohen tre të mitur në Kamëz, u gjet armë sportive
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht tre të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pas një konflikti mes tyre në Kamëz.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për tre të rinjtë. Konflikti ka ndodhur mes të miturve dhe një bashkëmoshatari të tyre.

Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e njërit prej të miturve të përfshirë në ngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit