Flash News

E-TJERA

Projekti Vlorë-Orikum/ Banorët: Po na cënohet prona; Meta: Klientelizmi ka sjellë shkelje të barazisë

Projekti Vlorë-Orikum/ Banorët: Po na cënohet prona; Meta:
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka pranuar kërkesën dhe është takuar sot me banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.

Këta të fundit kishin kërkuar takim me Kreun e Shtetit, ku e njohën me shqetësimin se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t'i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi.

Banorët shprehen se nuk jaë kundër zhvillimit të zonë, por sipas tyre mënyra sesi po veprohet cenon të drejtën e pronësisë.

Lidhur me këtë Meta thotë se çdo zë banori duhet të dëgjohet dhe se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.

Ai thotë se kjo është detyra primare e qeverisë, ndërsa shton se çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Sipas Presidentit, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor.

Të fundit