Flash News

E-TJERA

Prokuroria nisi hetimet ndaj dy vajzave që denoncuan mungesën e shërbimit spitalor, Meta: Ngjarje e turpshme!

Prokuroria nisi hetimet ndaj dy vajzave që denoncuan mungesën e

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Meta përmendi dhe rastin e dy vajzave të cilët akuzuan mjekët e spitalit Covid-2 se nuk i dhanë babait të tyre shërbim mjekësor, duke bërë që ky i fundit të ndërrojë jetë.

Meta e konsideroi të turpshëm faktin që prokuroria ka nisur një hetim ndaj vajzave për informacion të rremë, dhe i bëri thirrje thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek pandemia.

“Nuk do ishte detyruar një institucion të bentë padi për të frikësuar qytetarët, dy vajzat që humbën të atin e tyre, por nuk mund të përzihen institucionet që kanë tjetër detyrë. Vetem në shtetet e kapura mund të ndodhin fenomene të tilla, të turpshme, për të larguar vëmendjen tek pandemia dhe qytetarët  dhe të miratojnë në parlament ato paçavuret e tyre. Nuk është ky një shtet i së drejtës, prandaj i bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek pandemia”, tha Meta.

Policia nisi procedimin penal për dy motrat Lalo me argumentin se kanë përhapur informacione të rreme për mjeken Migena Qato. Dy ditë më parë, ato deklaruan se babai i tyre Rifat Lalo ndërroi jetë në një karrige dhe punonjësit shëndetësorë nuk i kanë bërë asnjë shërbim. Dy vajzat e pacientit akuzuan mjeken Qato se nuk i ka shërbyer babait të tyre dhe nuk i ka bërë skaner.

Të fundit