Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e banorëve të Bërxullës, PD: Rama të respektojë ligjin dhe t’i dëmshpërblejë në vlerën e tregut

Protesta e banorëve të Bërxullës, PD: Rama të

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, njëherësh kandidat për Bashkinë e Vorës ka reaguar pas protestës së banorëve të Bërxullës, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ai thotë se e drejta e pronës është e drejtë e patjetërsueshme. Hoxha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Vorës të dalë në mbështetje të banorëve, që kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut.

“E drejta e pronës, qoftë e trashëguar qoftë, e përfituar nga ligji 7501, është e drejtë e patjetërsueshme natyrore e çdo qytetari!

Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë se: Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut. Këto janë praktiktia të përsëritura në mënyrë arbitrare dhe të përsëritira të qeverisë Rama me pronën e shqiptarëve.

I bëj thirrje kryetarit në detyrë të Bashkisë Vorë, që të më bashkohet krahë qytetarëve të shpronësuar padrejtësisht në Bërxullë”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Të fundit