Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës në 'sytë' e revistës italiane: Zemërimi i qytetarëve për Ballukun dhe Ramën ndez rrugët e Tiranës

Protesta e opozitës në 'sytë' e revistës italiane:

Protesta e opozitës ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, ku së fundmi, revista italiane L’Espresso, i ka kushtuar një artikull revoltës së qytetarëve përballë korrupsionit qeveritar.

Revista e njohur shkruan se “protesta tronditi rrugët e Tiranës, pasi protesuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në dhjetor 2025, ku u përfshinë disa zyrtarë qeveritarë.”

Pas fjalimit të liderit të opozitës Sali Berish, disa nga protestuesit hodhën fishekzjarre dhe dhjetëra kokteje Molotov drejt ndërtesës së qeverisë, shkruan revista.

“Në zemër të protestave është hetimi ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një anëtare e Partisë Socialiste, ashtu si Rama. Në dhjetor, prokurorët e akuzuan atë për përdorim të fondeve publike për të favorizuar kompani të caktuara në dhënien e projekteve të mëdha infrastrukturore. Përveç Ballukut, zyrtarë të tjerë publikë dhe kompani private të përfshira në të njëjtat transaksione janë gjithashtu nën hetim. Zëvendëskryeministrja i ka mohuar akuzat. Megjithatë, ditët e fundit, prokurorët i kanë kërkuar parlamentit njëdhomësh me shumicë socialiste të revokojë imunitetin e saj parlamentar. Kërkesa nuk është përfshirë ende në rendin e ditës të kuvendit”, vijon artikulli.

Sipas Transparency International, Shqipëria është ndër vendet evropiane me nivelet më të larta të perceptuara të korrupsionit. Ky problem do të ndikonte gjithashtu në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një qëllim që Shqipëria e ka ndjekur prej vitesh dhe synon ta arrijë deri në vitin 2027.

 

 

Të fundit