Flash News

E-TJERA

Protesta për gjuhën shqipe, arrestohen tre studentë në Shkup

Protesta për gjuhën shqipe, arrestohen tre studentë në Shkup

Në protestën e dytë për gjuhën shqipe, mijëra studentë janë mbledhur në Shkup për të protestuar.

Gjatë tubimit, raportohet se tre studentë janë arrestuar nga policia maqedonase. Ndërkohë, studentët shqiptarë që janë nisur nga Tirana janë bllokuar në kufi dhe janë kthyer në Kumanovë.

Studentët kërkojnë të drejtën e tyre të garantuar nga Kushtetuta që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Me pankarta të shumta në duar, protestuesit kërkuan jo vetëm dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe, por edhe të kryeministrit Hristjan Mickoski.

 

Të fundit