Flash News

E-TJERA

PS ‘sakrifikon’ Akademinë e Shkencave për hir të Gjinushit, Fuga denoncon skandalin

PS ‘sakrifikon’ Akademinë e Shkencave për hir të

Akademiku Artan Fuga ka denoncuar skandalin e dy deputetëve socialistë, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, të cilët kërkojnë ‘t’i dhurojnë’ Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushit.

Në një postim në Facebook, Gjinushi shkruan se Koçi dhe Beqiraj kanë hequr dorë nga amendamentet dhe kërkojnë që në projektligjin e dorëzuar nga akademiku, të lihen vetëm nenet që kërkojnë që kryetari të rizgjidhet edhe pas moshës 75-vjeçare.

Fuga shton se ky është një turp që duhet parë nëse Kuvendi do ta votojë ose jo.

Postimi:

Ka gjysmagjel, por ka edhe gjysma-ligj!

Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, sikurse marr vesh nga shërbimet e sekretarisë të Kuvendit, paskan kërkuar që nga projektligji që kanë dorëzuar prej muajsh për akademinë e shkencave, të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t'u shqyrtuar dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i akademisë së shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75 vjec deri në 750 vjeç!

Te votohet në Komisionin e Medias dhe Edukimit të hënën! Para marsh!

Gjithë të tjerat gjysmagjelit nuk i interesojnë fare!

Të shohim a do ta bëjë Kuvendi i Shqipërisë këtë turp!

Të fundit