Flash News

E-TJERA

Punësoi të miturin si organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në Kombinat

Punësoi të miturin si organizues të lojërave të fatit,

Një 37-vjeçar është arrestuar në zonën e Kombinatit, pasi kishte punësuar ilegalisht në lokalin e tij një të mitur.

Ky i fundit punonte si kamerier dhe si organizues i lojërave të fatit në lokalin e 37-vjeçarit. Policia ka proceduar në gjendje të lirë 15-vjeçarin, ndërsa pronari është arrestuar në flagrancë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.

Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit”, njofton policia.

Të fundit