E-TJERA

Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion

Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku oficeri i Policisë A.S., i punësuar në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

Në një njoftim zyrtar, AMP ka mohuar pretendimet e ngritura në media dhe rrjete sociale se ngjarja ka ardhur si pasojë e presionit apo ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Sipas deklaratës së AMP-së, punonjësi i Policisë ka dhënë një dëshmi me shkrim, ku ai nuk ka ngritur asnjë pretendim për ushtrim presioni, shantazhi apo ndikimi të paligjshëm, as gjatë dhe as për shkak të detyrës së tij.

Nisur nga interesimi i mediave dhe lajmet e publikuara, strukturat e AMP-së në Tiranë kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesit e AMP-së janë paraqitur në Spitalin e Traumës për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm,” thuhet në njoftimin e agjencisë.

 

Të fundit