Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri i riu, në kërkim autori

Qëllohet me armë zjarri i riu, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kuçovë. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi R.Gj., 29 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh.K., 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘11 Shkurti’, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 29-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit