Flash News

E-TJERA

Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Tiranës arrestoi një 17-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur më thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
- Arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin.

I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Të fundit