Flash News

E-TJERA

Qëlloi për vdekje Flori Paluçin pasi i vrau shokun, flet Daniel Pepa: Nëse s’do qëlloja, do më vriste

Qëlloi për vdekje Flori Paluçin pasi i vrau shokun, flet Daniel

Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë, ka dëshmuar pasi u vetëdorëzua afro 1 muaj pas krimit.

Pepa ka thënë se ndaj Paluçit ka qëlluar pasi viktima ishte personi i parë që qëlloi me armë ndaj Aranit Kurtit, shokut të Pepës. Ai ka vijuar më tej duke thënë se krimin e ka kryer për vetëmbrojtje, sepse nëse nuk do të kishte qëlluar ndaj Paluçit, ky i fundit mund ta kishte vrarë.

Daniel Pepa ka argumentuar se ka qëlluar nga tronditja e fortë psikike dhe vetëmbrojtja e nevojshme.

Referuar pamjeve filmike, i pari që ka qëllua është Flori Paluçi, i cili fillimisht ka qëlluar në tokë dhe më pa,s ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.

Miku i Danielit, Aranit Kurti, që ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, ka qëlluar me grusht në fytyrë Flori Paluçin dhe vrapon të largohet prej tij.

Por Paluçi qëllon një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më pas, Daniel Pepa ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetën.

Të fundit